Mbërrin në Rinas kancelarja Angela Merkel

Mbërrin në Rinas kancelarja Angela Merkel

Ka mbërritur në Rinas kancelarja gjermane Angela Merkel. Kancelarja do të takohet në Tiranë me liderat e Ballkanit Perëndimor.

Në një njoftim për mediat, autoritetet sqaruan se në disa segmente rrugore, për motive sigurie, do të ketë bllokime dhe devijime të lëvizjes së automjeteve, konkretisht në Rinas-Unaza e Re, Sauk, Rruga e Elbasanit deri tek Pallati i Brigadave.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të automjeteve që të shmangin lëvizjen në këto segmente rrugore, me qëllim moskrijimin e mbingarkesës në trafik nga ora 09:00 deri në orën 13:00 të datës 14 Shtator, si dhe të përdorin rrugë alternative për të shkuar në destinacionet e tyre.

Shpërndaje në: