Mbështetësit e Berishës godasin Roland Bejkon para selisë së PD-së

Mbështetësit e Berishës godasin Roland Bejkon para selisë së PD-së

Mbështetësit e Sali Berishës të mbledhur pranë selisë së PD-së kanë goditur pak minuta më parë Sekretarin për Pushtetin Vendor Roland Bejko.

Mbështetësit e Sali Berishës të mbledhur pranë selisë së PD-së kanë goditur pak minuta më parë Sekretarin për Pushtetin Vendor Roland Bejko.

Në një intervistë gjatë ditës së djeshme në ABC Live, Bejko tha se ishte kërcënuar nga mbështetësit e Berishës, por theksoi se nuk kishte frikë nga asnjë. Më herët, përmes një statusi në rrjetin sociale Facebook ai tha po ashtu se nuk i trembej kërcënimeve që i vinin në “inbox”.

Bejko shkruante se komentet fyese që do të vijnë në faqen e tij, do të marrin mbrapsht atë që meritojnë, me çdo fjalë të mundshme që përmban fjalori i gjuhës shqipe.

Ai theksoi gjithashtu se fjalori denigrues ndaj tij vjen nga persona të cilët janë mbështetës të ish-kryeministrit Berisha. Persona të cilët ai i cilëson si llum, horra dhe banditë.

Postimi i plotë i Roland Bejkos

Kushdo me emrin e vet a anonim qoftë që bën komente fyese në faqen time, do marrë mbrapsht reston me gjithë fjalorin e mundshëm nga ana ime, pra çdo fjalë që përmban fjalori i shqipes. Dhe kjo do jetë më e pakta. Nuk ka bir kurve që më tremb! Përkundrazi, po më bindni që së pari nuk e kam dit që rrotull njerëzve të.pushtetshëm në PD paskan pas pranë vetes kaq shumë llum, horra, banditë dhe kriptokunistë. Së dyti, nuk ma merrte mendja që Sali Berusha të kish kaq shumë fuqi që ta thithte të gjithë këtë llum pas vetes. Së treti, ndjesë shqiptarëve që janë përtej PD-së se këtë llum që ka shpërthyer si diare lope rrugëve të atdheut, përpak sa nuk ua bëmë peshqesh në qeverisje. Pra nuk do ndodhte gjë tjetër, veçse do tu hiqnim një kategori llumi, për ta zëvendësuar me kopjen e llumit. Shqiprarët u treguan vet të zgjuar, zgjodhën të mbanin në pushtet llumin origjinal.

Edhe një herë, siç i thonë shqiptarçe, kushdo që shan e fyen pse unë nuk jam dakord që PD të drejtohet nga Sali Berisha do marrë reston që i takon.

Shpërndaje në: