Mbështetësve të terrorizmit do t’u konfiskohet pasuria
Biznesmenit të njohur nga peja, Fatos Rizvanolli, i cili u arrestua një javë më parë nën akuzën e financimit të grupeve terroriste shqiptare në isis mund t’i sekuestrohet e gjithë pasuria.
Me ligjin e ri për konfiskimin e pasurisë të miratuar këtë javë në kuvend, atij dhe çdo qytetari në Kosovë që financon terrorizmin do t’i sekuestrohet pasuria.
Në bazë të një neni të veçantë, ku për herë të parë futet termi “pronë terroriste”.



