Mbështetja për Hillaryn vërehet edhe në Washington

Në sondazhet e bëra në SHBA, kandidatja demokratëve, Hillary Clinton, del si fituesi në garën me republikanin Donald Trump.
Mirëpo, siç raporton “Zeri.info”, gara më e fortë është duke u bërë në Florida, Karolina e Veriut, Ohio, Pennsylvania dhe Virginia. Shtete këto të cilat janë vendimtare për garën presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).
Nëse Trump i fiton tri nga këto pesë shtete, ia rrezikon fitoren kundërkandidates kryesore të tij, ndërsa nëse i fiton 4-5 shtete, atëherë Clinton do ta ketë humbjen e sigurt.
Ndërkaq, nëse Clinton i fiton këto 4 apo 5 shtete, atëherë pa dyshim se i hapet rruga për në Shtëpinë e Bardhë.
Njëra nga arsyet se pse këto shtete janë vendimtare për zgjedhjet amerikane është se bashkërisht kanë shumë vota elektorale.
Deri të premten e kaluar më shumë se 33 milionë amerikanë kanë hedhur votat e tyre në kutitë e votimit.