Mbetet në burg kosovari që dyshohet se e përdhunoi nipin e tij 8 vjeçar

Mbetet në burg kosovari që dyshohet se e përdhunoi nipin e tij 8 vjeçar

I arrestuari si i dyshuari për përdhunimin e nipit, 45-vjeçari kosovar Belul Kokollari është njohur me masën e sigurisë në Gjykatën e Beratit.

Nën masa të rrepta sigurie, ai është sjellë mbrëmjen e sotme pranë ambjenteve të Gjykatës së Shkallës së Parë Berat.

Në një seancë që ka zgjatur vetëm 5 minuta, Kokollari është njohur me akuzën e ngritur ndaj tij nga prokurorja si dhe me masën e sigurisë “arrest në burg”, që i është komunikuar nga gjyqtarja Matilda Llangozi.

Pasi ka dëgjuar akuzën, mësohet se Kokollari ka thënë vetëm “është një montim” dhe më pas policia e ka nxjerrë nga salla dhe e ka shoqëruar drejt ambjenteve të IEPV-së Berat.

Ndaj 45-vjeçarit rëndon akuza e “marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

Ai u arrestua mesditën e sotme në pikën kufitare të Morinës, duke ardhur për Shqipëri.

45-vjeçari nga Prizreni Belul Kokollari u akuzua nga nipi i tij 8-vjeç se kishte abuzuar me të seksualisht një muaj më parë, kur ai me nënën kishin shkuar për pushime tek daja në Prizren.

Shpërndaje në: