Mbetet për studim si arriti të ngritet Fury pasi u nokautua dy herë në rundin e katërt mbrëmë

Mbetet për studim si arriti të ngritet Fury pasi u nokautua dy herë në rundin e katërt mbrëmë

Shtatë runde para se Tyson Fury të siguronte fitoren në përballjen triologjike kundër Deontay Wilder me një nokaut në rundin e 11-të, ‘Gypsy King’ u duk se pati vështirësi ta mënjanonte fuqinë e tmerrshme të rivalit amerikan, sidomos në rundin e katërt.

Në këtë rund, amerikani nokautoi kampionin dy herë, për ekstazën e të gjithë të pranishmëve, transmeton Periskopi.

Kjo ishte hera e parë në karrierë për Furyn që pësoi dy nokaute brenda një meci.

Për ta përmbledhur sa e cmendur ishte kjo përballje, vetëm një rund më ehrët ishte Fury ai që po nokautonte Wilderin.

Sidoqoftë, nuk mund ta mohojmë se Wilder pati një start të ndritshëm mbrëmë me këto dy nokaute të cilat mund t’i shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

 

 

Shpërndaje në: