Mbeti pa strehë, burri e grabit bankën me një banane që të futej në burg ‘e të kishte kulm mbi kokë’

Mbeti pa strehë, burri e grabit bankën me një banane që të futej në burg ‘e të kishte kulm mbi kokë’

Një burrë që ka mbetur pa sterhë e që e grabiti një bankë me banane, duke i vjedhur më shumë se 1 mijë Euro para se ta dorëzonte veten në polici, ka marrë shpërblimin e tij: 14 muaj burg.

Laurence James Vonderrdell e kërcoi një arkëtar në një degë të bankës Barclays në Bournemouth me një frut, të cilin e kishte mbuluar me një qese të zezë plastike, dhe kishte bërtitur “Kjo është grabitje, më jepni keshin”.

Vonderdelli më pas kishte shkuar te zyrtarët policorë pas atij incidenti dhe iu kishte thënë se ai e kishte kryer një grabitje të armatosur “dhe donte që të arrestohej” por i ishte thënë që të shkonte në një stacion lokal policor.

Gjykata e Bournemouthit dëgjoi se si ky burrë, që së fundi ishte dëbuar nga banesa e tij, kishte vendosur ta bënte grabitjen e një banke në mënyrë që të arrestohej “ e të kishte një kulm mbi kokë”.

Më pas ai ishte burgosur dhe gjykatësi e kishte dënuar me 14 muaj burg, pasi e kishte pranuar krimin. /Periskopi

Shpërndaje në: