Mbi 1 milion euro në vit për mbi 200 punonjës në Ministri që nuk shkojnë kurrë në punë

Mbi 1 milion euro në vit për mbi 200 punonjës në Ministri që nuk shkojnë kurrë në punë

Para anëtarëve të Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike sot ka raportuar ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati së bashku me Auditoren e Përgjithshme, Vlora Spanca ku kanë shqyrtuar edhe raportin vjetor të auditimit për vitin 2020.

Krahas të gjeturave nga ZKA-ja, temë diskutimi në këtë mbledhje u bë edhe pagesa për nëpunësit civil të cilët nuk shkojnë në punë por marrin paga. Derisa ministri i Financave, Hekuran Murati njoftoi se në këtë drejtim kanë marrë veprime dhe se mjafton vetëm që organizatat buxhetore t’i bëjnë të ditur emrat e këtyre personave dhe kjo ministri do ndërmarrë masa, ishte kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike, Hykmete Bajrami që vjen nga LDK e ka quajtur zgjidhjen e kësaj çështje si një problem politik.

Krejt debati nisi kur anëtarja e këtij komisioni, Mirlinda Sadiku nga Lëvizja Vetëvendosje u interesua të di më shumë se çka po bënë Ministria e Financave me punëtorët që cilët nuk vijojnë fare në punë.

Sipas saj, janë identifikuar 211 punonjës në 7 ministri që paguhen pa punuar fare.

“Janë identifikuar 211 punonjës në ministri dhe shuma e pagesës së tyre është mbi 1 milion euro pa vijuar fare në punë. Ne e dimë që kjo buron nga marrëveshja e Brukselit por ne si komision kemi dhënë raport për disa ministri të jepet një raport se faktikisht kjo është pabarazi ndaj atyre punëtorëve që punojnë në ato institucione dhe këta marrin pagë pa punuare hiq”, u shpreh ajo.

Por pas kësaj reagoi kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike, Hymete Bajrami, e cila tha se këtë gjë nuk mund ta bëjë Ministria e Financave, dhe se më shumë kjo çështje është problem politik.

Sipas saj, janë organizatat buxhetore të cilat duhet ta njoftojnë Ministrinë e Financave se kush punon dhe kush jo.

“Prapë mendojë se ky është një problem politik Nëse nuk është problem politik dhe nuk e ka Vetëvendosja ja ku e kemi drejtorinë e Thesarit drejtorinë e buxhetit, ministrinë dhe pyeti nëse janë duke u paguar dhe unë jam shumë e sigurt se janë duke u paguar sepse nëse ishin ndal pagat e këtyre punëtorëve ne e kishim parë në medie deri më tash mos të them 10-tra herë apo më shumë“, theksoi Bajrami.

E ndërprerje të këtyre lloj pagesave ka kërkuar edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani i cili tha se këto pagesa nuk duhet të vazhdojnë tutje pasi nuk paraqesin asnjë problem politik.

“Vitin e kaluar ministria për komunitete dhe kthim e zgjedh këtë problem nuk e ka më asnjë person të paktën në raport të auditimit dhe ne e dimë që jo vetëm në ministrinë për kthim por në secilën ministri ka njerëz që 2-3 ditë e një javë nuk shkon në punë fare është evidente ajo jemi duke e parë këtë trend që ka ndodhur ama nuk mundemi me e quajtur problem politik tek një ministër shqiptar ndërsa këtë problem e ka zgjedhur një ministër prej komuniteteve që vjen”, u shpreh ai.

Ndërsa, shkurt deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ia ktheu duke i thënë quaje çfarë problem të duash vetëm rregulloje.

Albana Bytyqi e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës i tha deputetit të LVV-së, Eman Rrahmani se nëse ka punëtorë të tillë që paguhen pa punuar, merrni masa në këtë drejtim.

“Nëse e shihni se ka punëtorë që po paguhen dhe nuk po punojnë ju jeni në qeverisje ju gjithmonë që 20 vite na keni akuzuar që e keni bërë këtë e keni bërë këtë, ju ka 8 muaj që jeni qeverisje a keni marr masa për këtë çështje nuk e di a ka marr masa për këtë çështje për të mos u paguar”, theksoi ai.

Pas kësaj drejtori i Thesarit, Ahmeti Ismaili tha se aspektin e pagesës së nëpunësve civil që nuk shkojnë në punë nuk e sheh aspak problem politike. Sipas tij, për këta emra duhet t’i njoftojë organizata dhe se për çdo këndë që janë njoftuar se kanë normë pune zero, atëherë edhe paga është zero.

“A punon dikush në një organizatë dikush apo jo na nuk mundemi me ditë por që kemi ndal kemi ndal në rastin kur kemi pasur një listë se kush janë zyrtarët që nuk janë duke punuar në punë pa shikuar nacionalitetin ne e kemi kthyer në zero….Unë nuk besoj që e shkelim dhe asnjëherë nuk kemi diskutuar diçka të tillë dhe ne të njëjtin nëpunës që ka fituar këtë të drejtë përmes marrëveshjes e mbajmë me normën zero pra i themi kur të punojsh paguhesh ose aq sa punon paguhesh nuk e shoh si problem politike këtë dhe nuk mendoj se ka fare me e shti në këtë dimension”. tha ai.

Shpjegime për këtë çështje dha edhe vetë ministri i Financave, Hekuran Murati, i cili u shpreh se kanë marrë veprime në këtë drejtim me qëllim të zbatimit të ligjshmërisë.

Ai vetëm kërkoi nga ministritë emrat e punëtorëve që nuk vijojnë punën dhe ndaj tyre do merren masa.

“Neve ministritë tjera na tregojnë se kush është duke punuar dhe kush nuk është duke punuar sa i përket asaj se a ka mundësi me u marr veprime të tilla a janë politike apo jo ne vetëm kemi marr veprime të tilla sa i përket zbatimit të ligjshmërisë ka edhe komuna serbe që për shkak të mos koordinimit dhe mos aranzhimit si duhet të kodeve buxhetore nuk kanë marr paga nuk ka ndërlidhje me këtë. Krejt çka duhet është organizatat buxhetore me na njoftuar neve kush janë cilët janë persona se ka persona që 1 muaj shkon dhe 1 muaj jo është organizata buxhetore që duhet të na njoftoj dhe ne veprojmë i marrim të gjitha masat”, theksoi Murati.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati tha se arsyeja e marrjes së kredive dhe tashmë mosimplementimit të projekteve është sepse projektet janë nënshkruar pa u bërë një studim i mirë.

Ndërsa në implementim të projekteve si telash ai ka theksuar edhe aspektin e shpronësimit të pronave.

“Sa i përket kredive dhe mos implementimit të projekteve kryesisht janë dy arsye pse ka ndodhur kjo se projekte janë nënshkruar pa qenë të gatshme realisht pa u pjekur kushtet dhe pa u bërë një studim i mirë i kapacitete implementuese dhe kryesisht ka qenë oferta më tepër instaluese për tu nënshkruar kreditë sesa ka qenë ndonjë kërkesë apo nevojë e sigurt dhe e mirë analizuar prej institucionit apo ministrisë së linjes…Të gjitha projektet infrastrukturore e kanë pothuajse kanë e dhe komponentin e shpronësimit e që zakonisht meqenëse kërkohet me ligj që edhe shpronësimit të jetë i buxhetuar në momentin kur e ka një kërkesë për një shpronësim të tillë për realizimin e një projekti ministritë e linjes e që këtu në shumicën e rasteve Ministria e Infrastrukturës por ka edhe raste të komunave nuk është se kanë bërë buxhetime të mjaftueshme për shpronësim apo nuk është se elaboratet për shpronësim janë bërë në mënyrë të mjaftueshme duke i përfshirë të gjitha parcelat e ka pasur elaborate të mangëta në të kaluarën gjë që ka rezultat që disa parcela të mos të jenë të shpronësuara dhe ato kanë qenë problem për implementim të projektit”, tha ai.

Auditorja e Zyrës së Përgjithshme të Auditorit, Vlora Spanca lidhur me raportin financiar të vitit 202O, thotë se organizatat buxhetore në fushën e raportimit financiar po bëjnë përmirësime të lehta nga viti në vit.

Sipas saj, pasqyrat financiare të qeverisë janë mbivlerësuar për 42 milionë euro për shkak se të hyrat vetanake nga viti paraprak ishin përfshirë në planin buxhetor 2020.

Spanca po ashtu gjatë raportimit tha se shpenzimet prej 18 milionë eurosh ishin klasifikuar nëpër kategori jo adekuate.

Spanca tha se me qëllim të mbulimit të deficiteve buxhetore borxhi i përgjithshëm publik ishte rritur për 300 milionë euro dhe tani ka arritur shifrën prej 1.5 milionë

“Kur është fjala për financime buxhetore vlen të theksohet se në fund të vitit 2021 bilanci bankar në para të gatshme nga 458 milionë ishte zvogëluar në 330 milionë apo rreth 28% dhe kjo ishte bërë me miratimin e Kuvendit të Kosovës po ashtu për mbulimin e deficiteve buxhetore borxhi i përgjithshëm publik ishte rritur për 300 milionë euro dhe tani ka arritur shifrën prej 1.5 milionë. Në raport me bruto-produktin vendor borxhi ishte 21.83% nga 40% I lejuar me ligj është në kuadër të limiteve buxhetore. Megjithatë shkalle shpenzimit të fondeve të huazuara është e ulët dhe për shkak të vonesave në shfrytëzim të e kredive qeveria ka paguar mbi 800 mijë euro tarifa të zotimit për mjetet e kredive të patërhequra”, theksoi Spanca.

 

Lidhur me rekomandimet e Auditorit të Përgjithshëm, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati tha se me qëllim të zbatimit të 38 rekomandimeve për këtë ministri kanë bërë një plan konkret

Shpërndaje në: