Mbi 10 aksidente ndodhën veç sot në magjistralen Prishtinë-Pejë

Mbi 10 aksidente ndodhën veç sot në magjistralen Prishtinë-Pejë

Një aksident zingjiror ka ndodhur para pak çastesh në Komoran. Si pasojë e këtij aksidenti, janë shkaktuar kolona të gjata pritjeje të qytetarëve me makina.

Sot gjatë ditës kanë ndodhur rreth 10 aksidente vetëm në autostradën Prishtinë-Pejë, ku ka pasur edhe shumë të lënduar.

Për shkak të kushteve atmosferike, në magjistralen Prishtinë-Pejë në orën e fundit kanë ndodhur mbi 10 aksidente trafiku.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha tregoi se përveç dëmeve materiale në këto aksidente ka edhe lëndime në njerëz.

“Ju informoj se ne Autostradën Prishtine- Pejë, konkretisht prej Sllatine, Kroi i Mbretit deri ne Komoran, njësitet tona policore për menaxhimin e autostradës janë duke u marrë me disa raste te aksidenteve, ku vlerësohet se ka dëme materiale dhe lëndime në njerëz.”

“Policia bashkë me ekipet e emergjencave është duke menaxhuar me ketë situate ku pas reshjeve atmosferike në këtë pjese të autostradës nga te dy anët  deri ne këto momente kane ndodhur me shume se 10 aksidente. Për detaje tjera ju njoftojmë me vonë.”

“Ne kërkojmë nga të gjithë drejtuesit e automjeteve qe te jene te kujdesshëm, vigjilent dhe posaçërisht kur kemi ndryshime atmosferike, si reshje etj , lëvizjen e automjeteve te tyre ta përshtatin me kushtet e rrugës, për te shmangur aksidentet dhe te kenë qarkullim me te sigurt.”, u shprehë Hoxha.

 

Shpërndaje në: