Mbi 115 milionë vaksina kundër koronavirusit janë dhënë në Turqi

Mbi 115 milionë vaksina kundër koronavirusit janë dhënë në Turqi

Turqia ka administruar mbi 115.16 milionë doza të vaksinave kundër COVID-19 që kur nisi imunizimin në janar, sipas shifrave zyrtare të publikuara të shtunën.

Mbi 55.14 milionë njerëzve u është dhënë doza e parë e vaksinës dhe më shumë se 48.04 milionë janë vaksinuar plotësisht, shkruan Anadolu, transmeton Klankosova.tv.

Turqia gjithashtu ka dhënë doza të treta përforcuese për më shumë se 10.94 milionë njerëz.

Gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan 26 mijë e 217 raste të reja, 217 vdekje dhe 27 mijë e 663 shërime.

Shpërndaje në: