Mbi 15 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Mbi 15 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Numri i të infektuarve me COVID-19 po vazhdon të rritet në Kosovë, teksa në fillim të këtij viti më 1 janar ishin 492 raste aktive, tani duke u bazuar në të dhënat e fundit janë mbi 15 mijë raste aktive.

Sipas raportit të ditës së djeshme të IKSHPK-së, nga 11.883 testime, mbi 3 mijë e 200 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.620 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.742.039 doza të vaksinës. Deri më sot 800.754 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 44.143 doza përforëcuese dhe 7.866 doza të treta të vaksines kundër COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 357 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 160.247. Në total numri i rasteve aktive është 15.247”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se që nga dita e djeshme kanë hyr në fuqi masat e reja për parandalimin e virusit COVID-19, disa nga to janë ora policore tashmë fillon nga ora 22:00 deri në 05:00, gastronomia duhet të mbyllet në ora 21:00.

Shpërndaje në: