Mbi 15 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Mbi 15 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë raportuar 357 raste pozitive me COVID-19, nga gjithsej 7027 mostra të testuara.

Gjatë kësaj kohe janë shënuar 24 raste të vdekjes.

Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit të raportuara janë shëruar 1498 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 138.950.

Në total numri i rasteve aktive është 15 mijë e 835.

Në total, janë dhënë 1 milion e 66 mijë vaksina, teksa me të dy dozat janë imunizuar gjithsej 369 mijë qytetarë.

Shpërndaje në: