Mbi 18 mijë raste me COVID-19 që po trajtohen në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Sipas raportimeve të Ministrisë së Shëndetësisë gjatë 24 orëve të fundit 14 persona kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me koronavirus.

Ndërsa numri i rasteve aktive me COVID-19 është 18 mijë e 548.

Po ashtu janë regjistruar edhe 583 raste pozitive.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 19.807 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.015.733 doza të vaksinës. Deri më sot 355.633 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 9.634 testime, 583 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 14 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 1.944 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 135.258.Në total numri i rasteve aktive është 18.548”, thuhet në njoftim.