Mbi 2 mijë raste në 24 orët e fundit – 656 prej tyre më të rinj se 19 vjeç

Mbi 2 mijë raste në 24 orët  e fundit – 656 prej tyre më të rinj se 19 vjeç

Mbi 2 mijë raste të reja kanë rezultuar pozitivë nga 9,194 testime që janë bërë vetëm gjatë ditës së sotme, njofton Ministria e Shëndetësisë, përcjell Periskopi.

Sipas statistikave të MSH-së, nga 2,050 rastet 1,135 janë të gjinisë femërore kurse 915 të gjinisë mashkullore.

Në mesin e tyre ka edhe fëmijë, ku shihet se nga 0-9 vjeç janë 100 të infektuar, kurse nga 10-19 vjeç janë 556 qytetarë.

Grup mosha tjetër më e prekur është ajo 40-49 vjeç me 353 raste të reja./Periskopi.com/

Shpërndaje në: