Mbi 42 mijë persona emigruan në vitin e kaluar

Mbi 42 mijë persona emigruan në vitin e kaluar

Agjencia e Statistikave të Kosovës -ka bërë Vlerësimin e Popullsisë për vitin 2021, shkruan Periskopi.

Sipas “Vlerësimit të popullsisë për vitin 2020” numri i popullsisë rezidente në Kosovë në fund të vitit 2020 është vlerësuar gjithsej 1.798.186 banorë rezident, numër ky që është marrë si e dhënë bazike për të vlerësuar numrin e popullsisë për vitin 2021.

Lindjet

Sipas të dhënave preliminare numri i lindjeve të gjalla për vitin 2021 që kishin deklaruar si vendbanim rezident Kosovën ishte gjithsej 29,236 lindje.

Vdekjet

Numri i rasteve të vdekjeve në vitin 2021 që kishin deklaruar vendbanimin rezident në Kosovën ishte gjithsej 14,845 raste të vdekjeve.

Tek rastet e lindjeve dhe vdekjeve nga komuniteti serb, një pjesë e tyre e konsiderueshmeregjistrohet derisa, një pjesë e tyre (sidomos komunat në pjesën veriore të Kosovës nuk  i regjistrojnë/raportojnë rastet e lindjeve dhe vdekjeve). ASK-ja në këtë raport nuk ka bërë vlerësim për komunitetin në fjalë për rastet e pa raportuara (nën-regjistrim). Një numër i konsiderueshëm i rasteve te lindjeve dhe vdekjeve qe ndodhin jashtë Kosovës, me rastin e regjistrimit të rasteve në zyrat e gjendjes civile, vendbanimin e tyre të përhershëm/rezident e deklarojnë në Kosovë.

“ASK-ja është e vetëdijshme se pjesa dërmuese e atyre rasteve që kanë ndodhur jashtë vendit nuk janë/ishin rezident në Kosove por, në bazë të legjislacionit në fuqi ASK-ja nuk ka të drejt të ndryshojë deklaratat e prindërve apo të të afërmeve për vendbanimin. Rishikimi i rasteve të lindjeve dhe vdekjeve do të bëhet pas Regjistrimit të Popullsisë”, thuhet në raport.

Shtimi natyror

Popullsia e Kosovës gjatë vitit 2021 është rritur për 14,391 banorë. Imigrimi ndërkombëtar- sipas të dhënave nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), komuna, UNHCR, IOM të dhënave nga disa komuna, të dhënave nga disa institute statistikore dhe të dhënave nga baza e të dhënave të Eurostatit, numri i imigrantëve në Kosovë, gjatë vitit 2021 ishte gjithsej 4,122 banorë. Në këtë numër janë përfshirë të kthyerit / riatdhesuarit, numri i azilkërkuesve në Kosovës që kanë fituar të drejtën e nënshtetësisë, si dhe te gjithë ata persona që kanë leje qëndrimi më shumë se një (1) vit qëndrimi në Kosovë (përfshirë punëtoret e studentët.

Emigrimi ndërkombëtar

Numri i emigrantëve kosovarë gjatë vitit 2021 është vlerësuar të jetë gjithsej 42,728 banorë përfshirë emigrantët legalë dhe ata ilegalë. Pjesa dërmuese e emigrantëve për vitin 2021 ishin emigrantët legal. Emigrimi legal ishte për shkak të: bashkimit familjar, martesave, gjetja e një vendi pune, shpërnguljes së përhershme (kryesisht në shtetet fqinje), studime afatgjata me punësim etj. Përveç vendeve të BE-së dhe EFTA-së një numër i kosovarëve kishte emigruar edhe në vende të tjera kryesisht në SHBA, Turqi, Kanada dhe vende tjera.

Migrimi ndërkombëtar i shprehur në vitin 2021 ishte edhe si pasojë e një numri të madh të emigrantëve që u kthyen në vitin 2020 (për shkak të Pandemisë COVID-19) sidomos nga Kroacia, Sllovenia, Mali i zi , Turqia e vende tjera të BE-së e që më pas emigruan përsëri në vitin 2021.

Bilanci i migrimit ndërkombëtar- në Kosovë për vitin 2021 ishte -38,606 banorë. Migrimi kombëtar- gjatë vitit 2021, vlerësohet se një numër i konsiderueshëm i popullsisë rezidente në Kosovë ka ndërruar vendbanimin (komunën) për arsye të ndryshme kryesisht nga vendbanimet rurale në ato urbane dhe sub-urbane si dhe për shkak të martesave. Numri i personave që kanë ndërruar vendbanimin nga komuna e mëparshme (nga një komunë në komunën tjetër-brenda Kosovës) është vlerësuar të jetë gjithsej 7,353 banorë.

Shtimi natyror në Kosove në vitin 2021 ishte 14,391 banorë ndërsa migrimi neto -38,606 banorë. Popullsia e Kosovës gjatë vitit 2021 u zvogëlua për -24,215 banorë. /Periksopi/

Shpërndaje në: