Mbi 500 kg drogë të kapura në Shqipëri, arrestohet edhe një person

Mbi 500 kg drogë të kapura në Shqipëri, arrestohet edhe një person

Policia ka arresuar një person dhe ka shpallur në kërkim një tjetër në kuadër të finalizmit të operacionit “Restart”, startuar tetë muaj më parë.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi Ergis Zenelak, 24 vjeç, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” mbetur në tentativë; si edhe u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin: A. Z., 32 vjeç, banues në fshatin Ponçarë, Devoll, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.

Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe informacioneve të grumbulluara se 24-vjeçari në bashkëpunim me persona të tjerë, ushtronte aktivitetin e kundërligjshëm të trafikimit të lëndëve narkotike në drejtim të Greqisë, nëpërmjet kufirit të gjelbër.

Policia ka sekuestruar 2 çanta sportive, me 30 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis. Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e shokut të tij, 32-vjeeçarit iu gjet e sekuestrua një motor i markës “Peda Tek”, pa targa dhe dokumentacionin përkatës, i cili rezultoi i vjedhur në Maqedoninë e Veriut.

Në kuadër të operacionit “Restart” janë arrestuar 23 persona, në 565.5 kilogramë lëndë narkotike kanabis dhe 550 gramë kanabis në formë çokollate.

Njoftimi i policisë së Korçës:

Finalizohet faza e dhjetë e operacionit policor të koduar “Restart”, startuar tetë muaj më parë.

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, në bashkëpunim me AMP Korçë, Policinë Kufitare, shërbimet e Frontex-it, Komisariatet e Policisë Korçë dhe Devoll, nën drejtimin e Prokurorisë, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike në drejtim të shtetit grek.

Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet penalisht në gjendje të lirë 1 tjetër.

Sekuestrohen 30 kg të tjera lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Shkon në​ 23 numri i të ndaluarve, në 565.5 kilogramë lëndë narkotike kanabis dhe 550 gramë kanabis në formë çokollate, sekuestruar në kuadër të këtij operacioni.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP) Korçë, Policinë Kufitare, shërbimet e Frontex-it, Komisariatet e Policisë Korçë dhe Devoll, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, në vijim të operacionit policor “Restart”, nisur tetë muaj më parë kanë finalizuar me sukses fazën e​ dhjetë të tij, si rezultat i së cilës u bë ndalimi me iniciativë i shtetasit:

– E. Z., 24 vjeç, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” mbetur në tentativë;

Si edhe u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin:

– A. Z., 32 vjeç, banues në fshatin Ponçarë, Devoll, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.

Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe informacioneve të grumbulluara se shtetasi E. Z., në bashkëpunim me persona të tjerë, ushtronte aktivitetin e kundërligjshëm të trafikimit të lëndëve narkotike në drejtim të Greqisë, nëpërmjet kufirit të gjelbër, shërbimet e Policisë organizuan punën dhe nga kontrolli i ushtruar në afërsi të banesës së tij në fshatin Ponçarë, gjetën dhe sekuestruan 2 çanta sportive, me 30 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis. Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e shokut të tij, shtetasit A. Z., u gjet e sekuestrua një motor i markës “Peda Tek”, pa targa dhe dokumentacionin përkatës, i cili rezultoi i vjedhur në Maqedoninë e Veriut.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

Shpërndaje në: