Mbi 7 mijë e 200 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Dje, në Kosovë u regjistrua një vdekje e 780 raste të reja me koronavirus, teksa u shëruan 1 mijë e 562 pacientë.

Numri total i dozave të administruara deri më tani është 1 milion e 834 mijë e 847, ku me dozën e parë janë vaksinuar 903 mijë e 999 persona, me dozën e dytë 824 mijë e 290, me dozën e tretë 104 mijë e 782 kurse me dozën e katërt vetëm 1 mijë e 582 persona.