Mbi-hidratimi; arsyet pse është më i rrezikshëm se dehidratimi

Mbi-hidratimi; arsyet pse është më i rrezikshëm se dehidratimi

Të gjithë e dimë që uji është i rëndësishëm për shëndetin dhe funksionimin e duhur të trupit. Herë pas here na  thuhet të pimë ujë mjaftueshëm për të parandaluar dehidratimin. Por  a e dini që ekziston edhe një dukuri e quajtur ‘mbihidratim’ që shkaktohet nga pirja e sasive të tepërta të ujit?

Për arsye se uji është jetik për mbijetesën tuaj, nuk do të thotë që të pini gjatë gjithë kohës. Shumë njerëz i qëndrojnë rregullit të pirjes deri në 8 gota ujë në ditë. Problemi me këtë rregull është se nuk merr parasysh disa faktorë që janë–gjinia, mosha, niveli i aktivitetit fizik, gjatësia dhe moti.

Mbi-hidratimi është po aq i keq dhe i rrezikshëm sa dehidratimi. Ka simptoma të shumta të lidhura me pirjen e tepruar të ujit. Një nga efektet e mbihidratimit është ajo që njihet si hiponatremia, gjendje në të cilën sasia e natriumit në rrjedhën tuaj të gjakut është shumë e ulët. Hiponatremia është një gjë serioze sepse mund të shkaktojë arrest kardio-pulmonar, ënjtje të trurit (edemë cerebrale), bllokim, gjendje kome madje edhe vdekje!

Balanca e duhur e ujit dhe natriumit në rrjedhën e gjakut është vitale.

Natriumi është një elektrolit i cili ndihmon në rregullimin  e sasisë së  ujit në qeliza. Natriumi i tepërt është i dëmshëm për shëndetin tuaj, por mungesa e tij është tmerrësisht e dëmshme.

Nëse në qarkullimin tuaj të gjakut ka më shumë ujë se sa natrium, ndodh hiponatremia. Kjo bën që qelizat e trupit tuaj të ‘përmbyten’ në ujë dhe të përfundojnë të ënjtura për shkak të faktit se nuk ka mjaftueshëm natrium për të rregulluar sasinë e ujit në qeliza dhe rreth tyre. Kjo ënjtje e qelizave, shkakton probleme të ndryshme duke filluar nga ato më minimale deri tek ato që kërcënojnë jetën.

Simptoma të ndryshme të hiponatremisë

Fillimisht, dikush që vuan nga hiponatremia do të përjetojë simptoma të ngjashme me ato të gripit. Ato fillimisht janë të lehta dhe pasohen me të përziera e të vjella. Dhimbjet dhe dobësia e muskujve janë tregues që hiponatremia po përparon. Ka të ngjarë që personi të përjetojë bllokim, humbje të vetëdijes dhe gjendje kome.  Për shkak të rritjes së vëllimit të gjakut, ekstremet e poshtme mund të fryhen dhe mushkëritë të mbushen me ujë, gjë që sjell vështirësi në frymëmarrje.

Hiponatromia gjithashtu mund të shkaktojë ndryshime në sjellje për shkak se truri ënjtet. Individi  mund të shfaqë humbje të vëmendjes, delirium, të baritura dhe sjellje joracionale. Mund të përjetohet edhe paqartësi në shikim.

Këshilla për të përcaktuar nëse po pini shumë ujë

Për të parandaluar pirjen e tepërt të ujit është mirë të kuptoni sinjalet e trupit tuaj. Mund të përdorni ngjyrën e urinës si udhëzues. Konsiderojeni veten tuaj të sigurt nëse urina juaj është ngjyrë kashte ose me ngjyrë kashte në të verdhë. Nëse është e tejdukshme, ju pi pini më shumë ujë se sa duhet. Sigurisht, duhet të pini më shumë ujë nëse  urina juaj është ngjyrë e verdhë e errët, një nga treguesit se jeni të dehidratuar.

Vëzhgoni se sa shpesh shkoni në tualet për të urinuar. Duhet të pini më pak nëse shkoni në banjë çdo dy orë. E njëjta gjë vlen edhe nëse prishni gjumin gjatë natës pasi duhet të shkoni disa herë për të urinuar.

Ju duhet të pini më shumë ujë nëse zgjoheni në mëngjes të etur. Sipas ekspertëve, duhet të pini me gllënjka në mëngjes dhe të mos grumbulloni sasi të mëdha të ujit. Mos harroni se trupi juaj sapo është zgjuar dhe duhet ta rrisni gradualisht përmbajtjen e ujit në të.

Shpërndaje në: