Mbledhja e dy qeverive, Policia njofton për mbylljen e disa segmenteve rrugore sot dhe nesër

Mbledhja e dy qeverive, Policia njofton për mbylljen e disa segmenteve rrugore sot dhe nesër

Nesër në Prishtinë do të mbahet mbledhja e dy qeverive Kosovë – Shqipëri. Gjatë kohës së zhvillimit të kësaj mbledhje, Policia e Kosovës do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mbajtjen e rendit e qetësisë publik.

Në një komunikatë për media, Policia ka njoftuar se ata do të kujdesene dhe gjatë lëvizjes së kryeministrit dhe ministrave të Qeverisë së Shqipërisë.

Si shkak i mbledhjes, Policia sot pasdite dhe nesër do të bëjë ndërprerje të përkohshme në intervale të shkurta kohore të qarkullimit të trafikut në disa segmente rrugore, ku pritet të kalojnë delegacionet.

“Në kohën e ardhjes së përfaqësuesve shtetërorë nga Shqipëria, për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim, Policia e Kosovës, sot në orët e pasdites (19.06.2022) dhe nesër (20.06.2022) sipas itinerarit të lëvizjes së personaliteteve/delegacioneve do të bëjë ndërprerje të përkohshme në intervale të shkurta kohore të qarkullimit të trafikut në disa segmente rrugore ku pritet të kalojnë delegacionet”, thuhet në njoftim.

Policia ka kërkuar mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik.

Shpërndaje në: