Mbledhja urgjente e veriorëve ndërron lokacion
Ndonëse ishte paraparë që mbledhja urgjente e Kuvendit Komunal të Komunës së Veriut të mbahet në ndërtesën komunale, ajo është zhvendosur në një tjetër zyrë.
Gazetari i KTV-së që po përcjell ngjarjen, Taulant Qenaj, ka njoftuar se ambientet e Zyrës Administrative në Komunën e Mitrovicës së Veriut që drejtohet nga Adriana Hoxhiq, është nikoqir i asamblistëve veriorë.
Arsyetimi për këtë ndryshim është thënë të jetë mungesa e hapësirës. Koha.net do t’ju mbajë të informuar për ecurinë e gjithë ngjarjes.




