Mblidhen katër komisione parlamentare

Mblidhen katër komisione parlamentare

Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë, komisioni Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-I9 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, janë këto katër komisione parlamentare që do të mblidhen sot.

Komisioni për Mbikëqyrje të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë do të mblidhet në ora 09:30, ku do pritet të shqyrtohet dhe plotësohet plani i punës së komisionit për sesionin vjeshtor.

Në orën 10:00 do të mblidhet edhe komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë ku veç miratimit të rendit të ditës, ka edhe miratimin e procesverbaleve nga mbledhjet e mbajtura më 17 qershoR, 15, 28 korrik dhe 22 shtator. Tutje në rend ditë është edhe shqyrtimi i përfundimit të kryesisë së Kuvendit, shqyrtimi i draft-planit të punës së komisionit dhe pika e pestë është të ndryshme.

Edhe komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë do të mblidhet sot. Ky komision fillimisht do të bëjë miratimin e rendit të ditës, më pas do të vazhdoj më përzgjedhjen e ekspertëve të jashtëm, caktimin e intervistave për dëshmitar dhe të ndryshme. Komisioni do të mblidhet në ora 11:00.

Ndërsa në ora 14:00 do të mblidhet komisioni Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-19 nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Në fillim të mbledhjes do të bëhet miratimi i rendit të ditës që është pika e parë, e më pas pikë e dytë e rendit të ditës do të jetë plani operativ i punës, dëshmia e dëshmitarit përmes video-lidhjes ku në ora 15:00 do të lidhet ambasadori i Republikës së Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj si dhe të ndryshme.

Shpërndaje në: