Mblidhet komisioni hetimor për energjinë

Mblidhet komisioni hetimor për energjinë

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike sot mbanë mbledhje.

Në këtë mbledhje do të bëhet shqyrtimi i CV-ve për angazhim të eksperteve dhe  caktimi i dëshmitarëve që do të ftohen për intervistim në mbledhjen e radhës, raporton RTKlive.

Deri tani ky komsion ka mbajtur disa mbledhje.

Mbledhja fillon në ora 14:00.

Kryesues i këtij komisioni është deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, si dhe anëtari tjetër deputeti i kësaj partie, Rashit Qalaj.

Nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), janë deputetët Armend Muja, Arbër Rexhaj, Halil Thaçi, zëvendës kryesues Armend Muja.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Armend Zemaj anëtar dhe deputetja Rezarta Krasniqi.

Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), anëtare është deputetja Time Kadrijaj.

Nga Lista Serbe (LS) Ljubinko Karadziq, si dhe nga grupi multietnik për anëtare është Duda Balje.

Kuvendi ka krijuar dy komisione hetimore për energjinë që ngjallën debate në Kuvendin e Kosovës dhe që ishin ‘mollë sherr” mes pozitës dhe opozitës.

Shpërndaje në: