Mblidhet Qeveria: A do të hiqet ora policore?

Mblidhet Qeveria: A do të hiqet ora policore?

Qeveria e Kosovës pritet të mbajë mbledhjen sot për të vendosur për masat e reja anticovid.

Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Infokus, Arian Vranica, këshilltar ligjor në Shoqatën e Gastronomeve, i cili ka thënë se pas takimit të së enjtes që patën me ushtruesen e detyrës së ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha, iu tha se sot mblidhet qeveria për të marrë një vendim në lidhje me masat e reja dhe lehtësimin e tyre.

Ndërsa ai ka përsëritur se nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre, do të protestohet.

“Ka pasë një vullnet që do të shqyrtohen si masa por ne gjithsesi i kemi bërë presion që nuk ka më kohe dhe që nuk duhet të vazhdohet me masa të njëjta sepse është e pakuptimtë. Sot pritet me u ba mbledhja e qeverisë dhe ashtu kështu ne ju kemi dhënë afat deri sot për me marrë një vendim e nëse nuk ka ndonjë vendim për ndryshim të masave atëherë normal që mblidhet Kuvendi i Shoqatës dhe shqyrtohen mundësi të tjera si është protesta”, ka thënë Vranica .

Këto janë kërkesat që gastronomet patën për MSH-në, ndër to edhe heqja e orës policore.

“Në takimin e së enjtes me u.d ministren e Shëndetësisë dhe çfarë ka qenë ndryshe prej takimeve të zakonshme ka qenë se më së pari është takuar me gastronomet dhe të nesërmen ka pasur të takohet me Komisionin për covid edhe IKSHPK-në, kështu që gjithçka kemi diskutuar. Ne i kemi kumtuar kërkesat e shoqatës që janë ndryshimi i orarit të punës së fitneseve sipas rregulloreve komunale, heqja e orës policore dhe rritja e kapacitetit të punës brenda sepse nuk ka arsyeshmëri dhe në raport me fushatën dhe po ashtu zgjedhjet të cilat po mbahen, në të cilat nuk janë respektuar, andaj ne nuk e shohim të arsyeshme vazhdimin e masave të njëjta”, ka thënë këshilltari ligjor i gastronomëve .

Derisa edhe nga Minstria e Shëndetësisë kanë pohuar se masat të cilat janë në fuqi do të rishqyrtohen.

 

Shpërndaje në: