Mblidhte para për një vajzë të sëmurë pa dijeninë e familjes, arrestohet serbja në Leposavic

Mblidhte para për një vajzë të sëmurë pa dijeninë e familjes, arrestohet serbja në Leposavic

Një shtetase e Serbisë ka raportuar se pa autorizimin e saj e dyshuara shtetase e Serbisë, po mblidhte para për vajzën e saj të sëmurë që banon në territorin e Republikës së Kosovës pa leje qëndrim.

Rasti u raportua dje në Leposaviq, ku e dyshuara është arrestuar dhe gjatë marrjes në pyetje ajo pranoi se edhe më parë kishte mbledhur para për një person tjetër e të cilat i kishte keqpërdorur.

Me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar në procedure të rregullt.

Shpërndaje në: