Mbrëmë iu bë injorim brutal Tiranës në Zvicër: Asnjë gazetarë vendës në konferencën për shtyp të klubit shqiptar

Mbrëmë iu bë injorim brutal Tiranës në Zvicër: Asnjë gazetarë vendës në konferencën për shtyp të klubit shqiptar

Injorim total nga mediat zvicerane për ndeshjen Young Boys-Tirana, që do të luhet sot në orën 20:30 në stadiumin e Bernës.

Në konferencën për shtyp që u zhvillua dje në mbrëmje, përpara trajnerit Emanuel Egbo, si dhe kapitenit Idriz Batha, nuk ishte i pranishëm asnjë gazetar vendës.

Në sallë qëndruan vetëm tre gazetarë shqiptarë që kanë shoqëruar kampionët në Zvicër.

Ndodh rrallë, por është fakt se asnjë gazetar zviceran nuk ka qenë i interesuar për konferencën bardheblu.

Shpërndaje në: