“Mbretërit mbajnë kurorën” – I japin ‘shkollë’ Atleticos mes ‘Metropolitanos’

“Mbretërit mbajnë kurorën” – I japin ‘shkollë’ Atleticos mes ‘Metropolitanos’

Real Madrid ka mposhtur skuadrën e Atletico Madrid në derbin e kryeqytetit të Spanjës.

Në një ndeshje që nisi në zhurmën e shumë problemeve të shkaktuara nga tifozët e Atletico Madrid, të cilët fyenin Vinicius JR, festa në fund i ka takuar ‘Los Blancos’.

‘Mbretërit’ kanë shënuar fitore me rezultatin 1:2, duke heshtur ‘Metropolitanon’ në fund.

Real Madrid kaloi në epërsi qysh në minutën e 18’ të takimit, kur Tchouameni gjeti Rodrygon me një pasim spektakolar. Braziliani dërgoi topin në rrjetë pa telashe.

Në minutën e 36’, Vinicius JR qëlloi shtyllën dhe topin e kthyer nga ai e dërgoi në rrjetë Fede Valverde.

Atletico Madrid provoi të rikthente takimin duke shënuar me Hermoso në minutën e 83’.

Hermoso la skuadrën e tij me 10 lojtarë kur u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 90+1’ (i dyti i verdhë).

Me fitoren e regjistruar sot, Real mban ecurinë perfekte me 18 pikë pas 6 ndeshjeve dhe mban njëkohësisht pozitën e parë me dy pikë më shumë sesa Barca.

Atletico Madrid mbetet në kuotën e 10 pikëve në gjashtë ndeshje.

Shpërndaje në: