‘Mbreti’ bën ligjin edhe në Perëndim, Lakers në finalen e madhe

‘Mbreti’ bën ligjin edhe në Perëndim, Lakers në finalen e madhe

Los Angeles Lakers janë rikthyer në finalen e madhe të NBA pas një dekade, pasi mposhtën Denver Nuggets 117:107 duke përmbyllur serinë 4:1, në finalen e Konferencës së Perëndimit.

Pa pikë dyshimi LeBron James pasi kaloi disa sezone në Konferencën e Lindjes, erdhi në Perëndim dhe dëshmoi se është më i miri.

Bashkë me të, pas gati një dekade, edhe Lakers rikthehen në majat e Perëndimit.

James realizoi triple-double e 27-të këtë sezon, me 38 pikë, 16 kërcime dhe 10 asistime, pas një shpërthimi që pati në çerekun e katërt, duke bërë që Lakers të kualifikohen në finalen e madhe.

”Puna nuk është kryer ende”, tha pas ndeshjes 35-vjeçari, duke motivuar edhe më shumë bashkëlojtarët e tij.

Paraqitjet e Jamal Murray dhe Nikola Jokic ishin jo të mjaftueshme për një përmbysje tjetër të Nuggets, pasi kësaj here kishin përballë një ekip tejet të komponuar.

Shpërndaje në: