Mbrojtës mëhallash: Përmbledhja me rolin e Maguire në pesë golat e Liverpoolit është trishtuese të shikohet

Mbrojtës mëhallash: Përmbledhja me rolin e Maguire në pesë golat e Liverpoolit është trishtuese të shikohet

Harry Maguire i Manchester Unitedit ka qenë tmerr i vërtetë deri tash në sezonin 2021/22.

Qendër-mbrojtësi ishte një prej heronjve të Anglisë në Euro 2020 gjatë verës, duke dhuruar disa paraqitje të klasit botëror derisa ndihmoi Kombëtaren të arrinte në finale të kompeticionit, transmeton Periskopi.

Por prej rikthimit në angazhim me klubin, Maguire ka qenë hije e lojtarit që ishte çelik në mbrojtjen e ‘Tre Luanëve’.

Fatkeqësisht për Unitedin, ish-ylli i Leicester Cityt ruajti paraqitjen më të keqe të karrierës për ndeshjen kundër Liverpoolit, të dielën.

Maguire luajti në qendër me Victor Lindelofin, duke dhuruar një paraqitje që është e tmerrshme edhe për standardet e mbrojtësve të Ligës së Tretë.

28-vjeçari ishte fajtor për disa gola nga pesë sa i shënoi Liverpooli, veçanërisht në dy të parët – të cilët u shënuan nga Naby Keita dhe Diogo Jota.

Ai nuk e mbuloi veten në lavdi as në hat-trickun e Mohamed Salahut, derisa një fans ka krijuar një video të paraqitjes së tij.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: