Mbrojtësi i Armenisë me gjest të ulët – Gjuan me shishe gjyqtarin anësor, kjo është arsyeja

Mbrojtësi i Armenisë me gjest të ulët – Gjuan me shishe gjyqtarin anësor, kjo është arsyeja

Protestimi ndaj një vendimi të arbitrit është diçka që ndodh shpesh gjatë ndeshjeve, por me rastin e Skoci-Armeni, Arman Hovhannisyan, shkoi shumë përtej asaj që është e ligjshme për të bërë në një fushë loje dhe më gjerë.Të dyja palët u takuan të mërkurën mbrëma në ndeshjen e Nations League në Glasgow.

Skocia, në fakt, pasi kaloi në avantazh në minutën e 28-të falë golit të Ralston-it, dyfishoi rezultatin në minutën e 40-të me McKenna-n. Pak para përfundimit të pjesës së parë, McKenna, mbrojtësi, që luan në Nottingham Forest, gjeti sërish rrugën drejt rrjetës, por pozicioni i tij u duk menjëherë shumë i dyshimtë.

Lojtarët e Armenisë filluan të protestojnë duke kërkuar një pozicion jashtë loje, por gjyqtari austriak Gishamer, duke mos zbuluar asnjë parregullsi, konfirmoi rezultatin 3-0. Më pas arbitri i VAR korrigjoi vendimin, por përpara se goli të anulohej, mbrojtësi armen Hovhannisyan u nis drejt portës së skuadrës së tij, mori një shishe me ujë dhe e hodhi me forcë në drejtim të asistentit, i cili shpëtoi pa u prekur nga shishja, që ishte fajtor se nuk e kishte ngritur flamurin.

Goli u anulua, por ajo që është e pabesueshme është se Hovhannisyan nuk është dënua për sjelljen e tij. Në fakt, ai qëndroi në fushë para se të zëvendësohej nga Voskayan në fillimin e pjesës së dytë.

Shpërndaje në: