Mbrojtësi i cili shkoi viral pasi shënonte autogola për t’i ndalur trukimet e ndeshjeve, mund të pezullohet nga futbolli

Mbrojtësi i cili shkoi viral pasi shënonte autogola për t’i ndalur trukimet e ndeshjeve, mund të pezullohet nga futbolli

Në korrik, mbrojtësi i Premier Leagues ganeze, Hashim Musah shkoi viral pasi me qëllim shënoi dy autogola në një ndeshje për të parandaluar skemën e trukimit të përballjes.

Musah, futbollist i Inter Allies, me qëllim shënoi në portën e vetë dy herë, duke pësuar humbje eventualisht 7-0 nga Ashanti Gold në elitën e futbollit ganez, transmeton Periskopi.

”Dëgjova në hotel se një bast është vënë për një rezultat final 5-1 kundër klubit tim, Inter Allies,” tha Musah në konferencë për shtyp.

“Vendosa ta prish atë bast sepse nuk e pranoj bastin. Pas lojës, ekipi im teknik më përgëzoi për prishjen e bastit që kishin vënë.”

Pamjet e autogolave shkuan viral në rrjetet sociale.

Mirëpo, gjërat kanë marrë kthesë sensacional tash, me Musahn që po akuzohet se në fakt ai ka trukuar ndeshjen.

Federata e Futbollit të Ganës ka vërejtur parregullsi dhe ka vendosur ta dënojë Musahn për trukim ndeshjesh. Mbrojtësi është në mesin e 18 futbollistëve dhe gjashtë zyrtarëve mes dy skuadrave që janë akuzuar për shumë parregullsi, përfshirë trukim, sipas ‘BBC Sport’.

I njëjti raport potencon se Musah mund të pezullohet nga futbolli përgjithmonë për rolin e tij. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: