Mbrojtësi më i mirë në botë reagon pas ndeshjes: Dikush duhet të humbasë

Mbrojtësi më i mirë në botë reagon pas ndeshjes: Dikush duhet të humbasë

Dejan Lovren është i zemëruar me mënyrën se si humbën në finale nga Franca

Kombëtarja e Francë ia doli që të fitonte në finale të Kupës së Botës[4-2], edhe pse kroatët luajtën shumë më mirë, shkruan Periskopi.

Mbrojtësi i Liverpoolit disa ditë para finales kishte thënë që është njëri nga mbrojtësit më të mirë në botë.

Ai vërtetë zhvilloi paraqitje të mira në Kupën e Botës ku arriti që ta ndalte me sukses Leo Messin e Harry Kane, por dështoi përballë francezëve.

“Ne nuk duhet të ankohemi. Ne nuk u dorëzuam edhe kur rezultati ishte 4-1. Dikush duhet të humbasë, por ne humbëm në një mënyrë të marrë, ne nuk do të pajtohemi me këtë humbje për shumë vite,” ka thënë Lovren.

“Kjo është një gjë e tmerrshme për të gjithë ata që kishin besim tek ne. Veçanarisht për Zlatko Dalic,”. /Periskopi/

Shpërndaje në: