Mbrojtja ajrore e Ukrainës shkatërron të gjithë 36 dronët rusë Shahed brenda natës

Mbrojtja ajrore e Ukrainës shkatërroi të gjithë 36 dronët sulmues Shahed të prodhuar nga Irani që Rusia nisi në Ukrainë natën e 24–25 majit.
Kështu, siç raportojnë mediat e huaja, ka thënë gjenerallejtënant Mykola Oleshchuk, Komandant i Forcave Ajrore të Ukrainës.
“Një shkallë suksesi 100%! 36 nga 36 [dronët janë kapur dhe shkatërruar]. Unë jam mirënjohës ndaj komandave ajrore Zakhid (Perëndim), Tsentr (Qendra) dhe Pivden (Jug) për punën e tyre. Punë e shkëlqyeshme! Ndoshta dhurata më e mirë që mund të kisha kërkuar!”, citohet Oleshchuk që mbush 50 vjeç.
Rusia sulmoi Ukrainën me dronë sulmues Shahed-136/131 të prodhuar nga Irani natën e 24–25 majit, duke lëshuar gjithsej 36 dronë nga veriu dhe jugu.
Shërbimi i shtypit për Forcat Ajrore të Ukrainës shpjegoi se Rusia ka të ngjarë të shpresonte të godiste infrastrukturën kritike dhe objektet ushtarake në perëndim të Ukrainës.