Mbyllen dy ndeshje të Superligës – këto janë rezultatet

Mbyllen dy ndeshje të Superligës – këto janë rezultatet

Janë mbyllur dy ndeshje nga katër sa janë paraparë të zhvillohen sot në kuadër të javës së 32-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Drenica ka barazuar 1-1 si nikoqir i Ballkanit, derisa drenicakët tani grumbullojnë plot 40 pikë, dhe pozicionohen në vendin e gjashtë, me pikë të njejta me Ferizajn, shkruan Periskopi.

Tahir Hyseni fillimisht kaloi Drenicën në epërsi në minutën e 39-të, por Ballkani barazoi me anë të Jetmir Topallit, katër minuta pas fillimit të pjesës së dytë.

Ballkani, pas këtij barazimi grumbullon 40 pikë.

Në përballjen tjetër mes Dritës dhe Flamurtarit, kryeqytetasit kanë triumfuar me rezultat 2-1.

Klajdi Burba fillimisht kaloi gjilanasit në epërsi në minutën e 24-t, por golat nga Shend Kelmendi dhe Agron Bruqi në minutat 60′ dhe 65′ ia siguruan Flamurtarit pikët e plota nga ndeshja.

Pas këtij barazimi, Flamurtari grumbullon 42 pikë dhe largohet nga zona e rrezikshme, ndërsa Drita mbetet në kuotën e 48 pikëve. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: