Mbyllen pjesët e para: Ballkani në epërsi ndaj Llapit, Feronikeli e Malisheva baras

Mbyllen pjesët e para: Ballkani në epërsi ndaj Llapit, Feronikeli e Malisheva baras

Janë mbyllur pjesët e para në dy ndeshjet që po zhvillohen në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll.

Ballkani e ka mbyllur 45 minutëshin e parë në epërsi në ndeshjen kundër skuadrës së Llapit, shkruan Periskopi.

Ermal Krasniqi ishte lojtari që zhbllokoi këtë takim, me golin e shënuar në minutën e 13’.

Në anën tjetër, ndeshja mes Feronikelit dhe Malishevës nuk tregoi ndonjë gol.

45 minutat e para në atë ndeshje u mbyllen pa gola dhe skuadrat kërkojnë fitoren nga pjesa e dytë. /Periskopi/

Shpërndaje në: