Mbyllen pjesët e para: Spektakël golash në Llap, thatë si shkretëtira në Drenicë

Mbyllen pjesët e para: Spektakël golash në Llap, thatë si shkretëtira në Drenicë

Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e javës së 28-të që kanë filluar nga ora 15:00.

Drenica dhe Prishtina e kanë mbyllur intervalin 0-0, derisa pavarësisht rasteve nuk pati konkretizim, shkruan Periskopi.

Ndërsa në përballjen tjetër, atë mes Llapit dhe Dritës rezultati është 2-2 pas 45 minutave fillestar.

Ishte Llapi ajo që avancoi e para përmes Januzit, para se gjilanasit të përmbysnin rezultatin me anë të dy golave përmes Shabanit 4′ dhe Alidemajt 30′.

Mirëpo, nikoqirët nuk lëshuan pe dhe barazuan në minutën e 32-të përmes Sadriut.

Kaq sa i përket pjesës së parë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: