Mbyllen pjesët e para të ndeshjeve të Superligës së Kosovës – këto janë rezultatet

Mbyllen pjesët e para të ndeshjeve të Superligës së Kosovës – këto janë rezultatet

Kanë përfunduar 45 minutat e parë të takimeve Gjilani – Llapi e Ballkani – Vushtrria.

Llapi e ka mbyllur me epërsi 1-2 pjesën e parë në udhëtim te Gjilani, ku të dy golat për skuadrën mysafire i realizoi sulmuesi Valmir Veliu.

Ndërkohë, me epërsinë 2:0 të Ballkanit ndaj Vushtrrisë, është mbyllur pjesa e parë e takimit në Suharekë.

Për skuadrën e drejtuar nga Ismet Munishi shënuan Mirlind Daku e Blend Baftiu, nga penalltia.

Të dy këto takime janë të vlefshme për xhiron e 27-të të Superligës së Kosovës.

Shpërndaje në: