Mbyllen qendrat estetike, Taynës i bien qerpikët artificial

Mbyllen qendrat estetike, Taynës i bien qerpikët artificial

Për shkak të parandalimit të përhapjes së koronavirusit, janë mbyllur të gjitha lokalet, përfshirë edhe qendrat estetike.

E gjithë kjo u ka ‘kushtuar shtrenjtë’ yjeve të estradës të cilët kujdeseshin maksimalisht për pamjen e tyre dhe preferonin që para publikut por jo vetëm, të dalin në mënyrë të përkryer.

E tani kur qendrat janë mbyllur nuk po kanë se ku të rregullohen dhe reperes Tayna madje i kanë rënë edhe qerpikët artificial.

Këtë me shumë modesti e bëri të ditur vetë ajo nëpërmjet publikimit të një fotografie në Instastory.

Shpërndaje në: