Mbyllen shkollat për shkak të ajrit të ndotur në Iran

Mbyllen shkollat për shkak të ajrit të ndotur në Iran

Në një deklaratë me shkrim nga Prefektura e Teheranit, i kërkohet fëmijëve, grave, të moshuarve dhe të sëmurëve që të qëndrojnë larg na ambientet e hapura. Ndërsa Prefektura e Tebriz-it i ka kërkuar qytetarëve që të mos lëvizin me automjetet e tyre por me ato të transportit publik.

Në një deklaratë për agjencinë e lajmeve IRNA, një zyrtar iranian ka thënë se ajri në kryeqytet është tejet i ndotur. Ndërkohë qytetarët në Teheran ditët e fundit janë vënë re të përdorin maska gjatë lëvizjes së tyre në ambiente të hapura.

Gjendja jo e përshtatshme e Teheranit për pastrimin e ajrit, rritja e popullsisë dhe prania e miliona mjeteve të vjetër janë disa nga shkaqet që rrisin ndotjen e ajrit në këtë qytet.

Teherani ndodhet në vendin e pestë për sa i përket radhitjes së qyteteve më të ndotur në botë.

Shpërndaje në: