Mbyllen tri ndeshjet e Superligës: Fitojnë Ulpiana, Ballkani dhe Llapi

Mbyllen tri ndeshjet e Superligës: Fitojnë Ulpiana, Ballkani dhe Llapi

Kanë përfunduar tri ndeshjet e javës së 11 në Superligën e Kosovës në futboll që kanë filluar nga ora 13:00.

Ballkani ka mposhtur 2-0 Dritën, falë golave nga Solomon 54′ dhe 58′, shkruan Periskopi.

Kujtojmë se në kohën shtesë, Drita mbeti me dhjetë lojtarë në fushë pas përjashtimit të Jasharit.

Në anën tjetër, Llapi fitoi si mysafir i Malishevës falë një autogoli nga Hoti në minutën e 73-të.

Ulpiana ka befasuar Drenicën në takimin tjetër me rezultat 1-0, me golin e vetëm që e shënoi Marclei në minutën e 86.

Kështu duket tabela e Superligës pas këtyre ndeshjeve. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: