Mbyllet fabrika që prodhonte fanella false të Shqipërisë
Fabrika që furnizonte tregun me fanella false të Kombëtares Shqiptare, është mbyllur. Policia italiane ka zbuluar në Bergamo këtë fabrikë .
Në momentin kur u bë ndërhyrja në fabrikë, po prodhoheshin sasi të mëdha të fanellës së Italisë së Graziano Pelle.
Kështu ka njoftuar Guardia Di Finanza e Xhenoas, e cila mbikëqyri aksionin.
Kjo fabrikë kishte prodhuar fanella të Shqipërisë, Uellsit, Islandës, Francës, Italisë, Belgjikës dhe Gjermanisë.



