Mbyllet grupi famëkeq i VV-së “Me Kryeministrin” me 350 mijë profile

Mbyllet grupi famëkeq i VV-së “Me Kryeministrin” me 350 mijë profile

Grupi famoz “Me Kryeministrin” që kishte pasur ndikim të jashtëzakonshëm në zgjedhjet e 14 shkurtit përmes sjelljeve joautentike të përdoruesve raportohet të jetë mbyllur.

Në këtë grup që kishte pasur mbi 350 mijë profile në Facebook, të rreme por edhe autentike, kanë postuar në mënyrë të pareshtur shumë e shumë militantë të Vetëvendosjes.

Por, përveç tyre, në këtë grup që e kishte të ndaluar postimin për secilin, kanë komentuar edhe deputetë të partisë së Albin Kurtit, si Mefail Bajqinovci, Dimal Basha, Fitore Pacolli e të tjerë.

Madje, pas tërheqjes së aq shumë popullaritetit nga faqja, ishin hapur edhe portale të ndryshme nga militantët e Vetëvendosjes që shfrytëzonin një gjë të tillë për përfitime financiare, përcjell Periskopi.

Në këtë faqe, ku postimi ju lejohej kryesisht figurave më të larta të VV-së, ka postuar edhe të paktën një profil haptas i rremë i quajtur Via Smith në përpjekje për të mobilizuar qytetarët e paarsimuar të Kosovës.

Nuk dihen arsyet e mbylljes së kësaj faqeje, dhe nuk dihet se kush ka dhënë urdhërin për mbylljen e saj. /Periskopi 

Shpërndaje në: