Mbyllet ndeshja, “izoulesit” e Holandës triumfojnë kundër atyre të Austrisë në “Johan Cruijff Arena”

Mbyllet ndeshja, “izoulesit” e Holandës triumfojnë kundër atyre të Austrisë në “Johan Cruijff Arena”

Sapo ka përfunduar ndeshja mes Holandës dhe Austrisë, ndeshje e vlefshme për fazën e grupeve të Euro 2020.

Skuadra e Holandës ka triumfuar me rezultatin 2 me 0, me golat  e Depayt në minute e 10-të nga pika e bardhë dhe me anë të Dumfries në të 67-tën.

Aktualisht Holanda rënditet e para në grupin C me 6 pikë kurse Austria mbetet në vendin e 3-të me një ndeshje të fituar.

Tashmë skuadra e  Frank de Boer bëhet skuadra e 3-të që kualifikohet për fazën tjetër të Euro 2020./Periskopi

Shpërndaje në: