Mbyllet ndeshja Ukrainë-Maqedoni e Veriut, futbollisti shqiptar bëhet protagonist sërish

Mbyllet ndeshja Ukrainë-Maqedoni e Veriut, futbollisti shqiptar bëhet protagonist sërish

Sapo është mbyllur ndeshja mes Ukrainës dhe Maqedonisë së Veriut, transmeton Periskopi.

Ndeshja u mbyll me fitore të vendasve me rezultatin 2-1, ku golat pë ukrainasit erdhen nga Yarmolenko A në minutën e 29-të dhe Yaremchuk në të 34-tën, transmeton Periskopi.

Golin për musafirët e shënoi lojtari shqiptar i cili aktivizohet edhe në rradhët e Leedsit, Alioski në minutën e 57-të pasi që dështoi në tentativën e parë nga pika e bardhë, ku topi iu kthye dhe lojtari nuk dëshpëroi herën e dytë.

Aktualisht Maqedonia rënditet në vend të fundit në grupin B me 0 pikë, kurse Ukraina me këtë fitore rënditet në vendin e 3-të./Periskopi

Shpërndaje në: