Mbyllet për katër ditë rruga në Gërmi

Mbyllet për katër ditë rruga në Gërmi

Rruga “Dr. Shpëtim Robaj” në parkun Gërmia në Prishtinë do të mbyllet për katër ditë sa do të mbahet festivali “Sunny Hill”, nga 4 deri më 8 gusht, ka vendosur Komuna e Prishtinës.

Sipas njoftimit të Komunës, rruga “Dr. Shpëtim Robaj” në Parkun Gërmia nga hyrja te laura e deri te rruga për Butovc do të mbyllet me të nisë 4 gushti e do të hapet në orën 7 të mëngjesit më 8 gusht.

Vendimi është arsyetuar me nevojën për ndalim qarkullimi të veturave, për shkaqe sigurie.

“Niveli i lartë i sigurisë është i nevojshëm për shkak të organizimit që llogaritet të ketë numër të madh të pjesëmarrësve të ndryshëm”, thuhet në vendim.

Të drejtë qarkullimi do të kenë vetëm mjetet në shërbim dhe të akredituara nga festivali dhe mjetet emergjente.

Shpërndaje në: