Mbyllet pjesa e parë: Ndeshje dinamike mes Barcës e Villarrealit – ende pa gola

Mbyllet pjesa e parë: Ndeshje dinamike mes Barcës e Villarrealit – ende pa gola

Kanë përfunduar 45 minutat e para në ndeshjen Villarreal – Barcelona.

Villarreal dhe Barcelona kanë prodhuar 45 minuta tejet dinamike në ndeshjen e sontme, shkruan Periskopi.

Të dyja skuadrat patën rast të pastër për gol, më shumë sesa një herë, por asnjëra nuk gjeti golin.

Memphis pati rastin më të mirë në anën e Barcelonës, por ishte i pasaktë përballë portierit.

Ter Stegen në anën tjetër bëri heroin për Barcën, duke mbrojtur një rast të qind-për-qind për gol.

Mbetet të shihet në pjesën e dytë nëse ndonjëra prej skuadrave do të gjej golin e fitores. /Periskopi/

Shpërndaje në: