Mbyllet takimi Drenica – Gjilani, ja rezultati përfundimtar

Mbyllet takimi Drenica – Gjilani, ja rezultati përfundimtar

Ka përfunduar takimi i fundit i javës së katërt në IPKO Superligën e Kosovës në futboll.

Ndeshja mes Drenicës dhe Gjilanin është mbyllur pa gola në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj.

Si Drenica ashtu edhe Gjilani sezonin e ri e kanë nisur në formë jo të mirë duke grumbulluar nga pesë pikë secila.

Momenti më interesant i takimit ndodhi në minutën e 34-të të takimit, ku Albutrint Morina i Drenicës ndali një top brenda zonës që gjyqtari kryesor Dardan Çaka e konsideroi si lojë me dorë duke akorduar penallti për mysafirët.

Kjo penallti u anulua pas konsultimit me gjyqtarin e katërt Alban Shala.

Rezultatet e javës së katërt.

Shpërndaje në: