Mbytet plaku në ujrat e liqenit të Ohrit

Mbytet plaku në ujrat e liqenit të Ohrit

 

Pasdite një person i rritur është mbytur në ujërat e liqenit të Ohrit në plazhin “Fiesta”, në lagjen “Sveti Stefan” të Ohrit.

Sipas informatave paraprake, bëhet fjalë për person të moshës 80 vjeçare, pacient në Institutin Kardiologjik në Ohër, i cili edhe ka pasur probleme shëndetësore.

Informacionin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i SPB-së në Ohër,Stefan Dimovski kurse detaje më të hollësishme do të jepen pas përfundimit të plotë të inspektimit.

Ky është viktima e dytë në liqenin e Ohrit këtë sezon. Ditë në parë një djalë i ri humbi jetën në ujrat e këtij liqeni, në afërsi të “Plazhit të meshkujve” në Strugë u mbyt në afërsi të “plazhit meshkuj” në Strugë.

Shpërndaje në: