McGregor e ka mendjen te Poirier: Kthehem në oktogon për të luftuar për titullin e kampionit

McGregor e ka mendjen te Poirier: Kthehem në oktogon për të luftuar për titullin e kampionit

Ikona e UFC, Conor McGregor, planifikon të kthejë titullin e kampionit.

Irlandezi ka fituar vetëm një nga tri duelet e tij të fundit, por kjo nuk ia ka humbur motivin për të synuar titullin përsëri.

McGregor tani synon të përballet me Poirier, në atë duel që do të kompletonte trilogjinë mes tyre.

“Në rikthimin tim në kafaz do të dueloj për titullin kampion të peshës së lehtë. Le ta mbarojmë atë trilogji të lënë në mes. Marrëveshja e arritur”, ka thënë McGregor, transmeton Periskopi.

McGregor kishte humbur luftën e tretë me Poirier, por beson se gjyqtari vendosi gabimisht. Kështu, ai kërkon ndeshje të katërt, por që për të do të kishte vlerën e finalizimit të trilogjisë.

Poirier i duhet të fitojë këtë sfidë me Oliveira dhe më pas ta mbrojë titullin ndaj irlandezit. /Periskopi/

Shpërndaje në: