McLaren fiton Italian GP, Ricciardo më i shpejti pa Hamilton e Verstappen në garë

McLaren fiton Italian GP, Ricciardo më i shpejti pa Hamilton e Verstappen në garë

Çmimi i Madh i Italisë në Formula 1 për këtë sezon i takon skuadrës së McLaren.

Piloti Daniel Ricciardo është treguar më i shpejti në pistën italiane, në një garë ku pati gjithçka, përfshirë edhe aksidente.

Ishte pikërisht një aksident që nxori nga loja dy favoritët Max Verstappen e Leëis Hamilton, shkruan Periskopi.

Këtë mungesë të dyshes e shfrytëzoi më së miri Ricciardo, i cili tashmë merr një fitore me vlerë të madhe për të.

Në pozitën e dytë përfundoi një pilot që po ashtu vjen nga McLaren, Lando Norris, kurse podiumin  e kompletoi Valtteri Bottas i Mercedes.

Më poshtë mund ta shihni top 10-ën e garës.

Shpërndaje në: