Më 20 shtator hyn në fuqi ligji i ri i komunikacionit

Më 20 shtator hyn në fuqi ligji i ri i komunikacionit

Ministria e Infrastrukturës ka bërë me dije se më 20.09.2016 do të hyjë në fuqi Ligji Nr. 05/L-088 për Rregullat e Trafikut Rrugor.

Qëllimi i këtij ligji, sipas MI-së, është rritja e sigurisë në trafikun rrugor, zhvillimi i rrjedhjes normale të trafikut dhe mbrojtja e ambientit.

“Me këtë ligj janë përcaktuar rregullat e reja për shoferë, këmbësorë dhe për pjesëmarrësit tjerë në trafik, sistemi i pikëve negative, marrja e përkohshme përkatësisht anulimi i patentë shoferit, përdorimi i rripit të sigurisë sipas standardeve të Direktivave Evropiane, Kontrollimi mobil i rregullsisë teknike të automjetit, mbrojtja e ambientit etj”, thuhet në njoftimin për media të Ministrisë së Infrastrukturës.

Duke klikuar KËTU mund të gjeni ligjin e ri për Rregullat e Trafikut Rrugor.

Shpërndaje në: